James Harden, 49 pikë në suksesin e Rockets

Basketboll

James Harden, 49 pikë në suksesin e Rockets

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:51
James Harden, 49 pikë në suksesin e Rockets

Plot ndeshje të zhvilluara në NBA e mes rezultateve të ekzagjeruara dhe betejave në nivelit më të lartë, spikatin sërish emrat e mëdhenj, si James Harden e Luka Doncic.

Vazhdon të shënojë me ritëm të çmendur James Harden, që në fitoren 105-125 të Houston Rockets në parketin e Minesota Timberwolves realizoi plot 49 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 5 topa poshtë koshit. “Mjekroshi” i NBA është thjesht i një planeti tjetër, pasi kur është në formë, askush nuk mund t’i bëjë ballë. 27 pikë dhe 15 “rebound” ishin statistikat e Towns për vendasit, por që nuk mund të kthenin rrjedhën e lojës.

Kampionët e fuqi të NBA, Toronto Raptors, u dorëzuan në fushën e Dallas Mavericks me rezultatin 110-102. I zakonshmi Luka Doncic rrëmbeu skenën në “American Airlines Center” të Dallasit me 26 pikë, 15 “rebound” e 7 asiste, duke qenë frymëzuesi i këtij suksesi të Mavericks, i 7-ti në këtë fillim sezoni.

Gjithçka e lehtë për Milwaukee Bucks, që u kthyen me fitore nga Indiana, pas suksesit 83-102 ndaj Pacers. Provë “normale” për Giannis Antetokounmpo, që e mbylli takimin me 26 pikë dhe 13 “rebound”.

Rezultatet:

Chicago Bulls-Brooklyn Nets 111-117

Indiana Pacers-Milwaukee Bucks 83-102

New York Knicks-Charlotte Hornets 102-103

Miami Heat-New Orleans Pelicans 109-94

Minnesota Timberwolves-Houston Rockets 105-125

Dallas Mavericks-Toronto Raptors 110-102

San Antonio Spurs-Portland Trail Blazers 116-121

Los Angeles Clippers-Atlanta Hawks 150-101

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat