Sigal Prishtina para ndeshjes vendimtare

Basketboll

Sigal Prishtina para ndeshjes vendimtare

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 11:23
Sigal Prishtina para ndeshjes vendimtare

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, të mërkurën (nesër) nga ora 19:00 do të zhvillojë ndeshjen vendimtare në grupet e FIBA Europe Cup.

Prishtinasit do të ndeshen me skuadrën gjermane medi Bayreuth, ku duhet të fitojnë me +9 pikë dallim për të siguruar kualifikimin në xhiron e radhës.

Në sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në Gjermani, kishin fituar vendësit me rezultat 97:89.

Këto dy skuadra kanë nga dy fitore dhe dy humbje, prandaj sfida e së mërkurës është vendimtare se kush do të kualifikohet tutje.

Në Grupin C, Ventspils është lider me katër fitore në po aq ndeshje, kurse në pozitën e fundit është Apoel Nicosia me katër humbje.

Prishtina edicionin e kaluar kishtë hyrë në top-16, duke qenë suksesi më i madh për prishtinasit në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat