Emërohen përzgjedhësit për Përfaqësueset e reja të Kosovës - Bota Sot
Emërohen përzgjedhësit për Përfaqësueset e reja të Kosovës

Basketboll

Emërohen përzgjedhësit për Përfaqësueset e reja të Kosovës

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:47
Foto

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës më 18 nëntor ka marrë vendim për emërimin e përzgjedhësve për Përfaqësueset e reja të Kosovës.

Përzgjedhës i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve është emëruar Mark Rodiqi, derisa i Kosovës U18 tek meshkujt do të jetë Bekim Maxhuni, kurse Dritëro Sefaja është emëruar përzgjedhës i Kosovës U16 te meshkujt. 

Trajneri i Bashkimit në konkurrencën e femrave, Furkan Saglik është emëruar përzgjedhës i Kosovës U20 (femrat), derisa Edin Kërveshi do të jetë përzgjedhës i Kosovës U16 (femrat). 

Gjatë ditëve në vijim përzgjedhësit e zgjedhur në bashkëpunim me drejtorin e Përfaqësueseve, Granit Rugova do të zgjedhin edhe ndihmësit te secila kategori. 

Gjatë verës së ardhshme, Kosova do të prezantohet me pesë Përfaqësuese tek kategoritë e reja. 

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020. Kosova U18 (M) do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020. 

Kosova U16 (M) do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020. 

Ndërkaq në konkurrencën e femrave, Kosova do të marrë pjesë me dy ekipe, U16 dhe U20, si dhe në të dyja në Divizione B. Kosova U16 do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. 

Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramat Gan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020. 

Përzgjedhësit 

Mark Rodiqi – Kosova U20 (M) 

Bekim Maxhuni Kosova U18 (M) 

Dritëro Sefaja – Kosova U16 (M) 

Furkan Saglik – Kosova U20 (F) 

Edin Kërveshi – Kosova U16 (F)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat