Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut

Basketboll

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:09
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë në basketboll.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut. Skuadra kuqezi ka shënuar pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë e vetmja pa humbje në këtë edicion, kurse istogasit kanë tri fitore dhe një humbje. Kjo sfidë pritet të jetë shumë interesante.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Prishtina e Re dhe AS Prishtina. Prishtina e Re ka dy fitore dhe dy humbje, kurse AS Prishtina tri fitore dhe një humbje.

Të mërkurën, Drita që ka dy fitore dhe dy humbje do të ballafaqohet me New Basket, që deri më tani ka një fitore dhe katër humbje.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiroje është ndërmjet Vushtrrisë dhe Boreas. Vushtrriasit kanë një fitore dhe katër humbje, kurse pejanët pesë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Liga e Parë – Java 6
E mërkurë

17:30 Drita – New Basket
E enjte
19:00 Vushtrria - Borea
20:00 Vëllaznimi - Istogu
20:30 Prishtina e Re – AS Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat