Prishtina “përshëndetet” me garat evropiane

Basketboll

Prishtina “përshëndetet” me garat evropiane

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:22
Pamje nga ndeshja

E shkurtër ishte aventura evropiane e Prishtinës këtë stinor në krahasim me atë të kaluarin, kur shkruhej historia.

Basketbollistët bardhekaltër janë treguar të pafuqishëm në përballje ndaj gjermanëve të Bayreuth, duke u mposhtur sonte, dhe për të humbur gjasat teorike për kualifikim tutje pas 5 nga 6 ndeshje të fazës grupore.

Prishtinës i duhej fitorja prej 9 pikëve ndaj ekipit gjerman sonte, për të kaluar tutje, në fazën e dytë grupore të FIBA Europe Cup.

Por ekipi i drejtuar nga Bujar Loci, në mungesë të Dardan Berishës së suspenduar, jo vetëm që nuk arriti fitore, por edhe u mposht thellë duke u eliminuar, 68-93.

Prishtina ishte më e mirë se Bayreuth ka qenë vetëm në çerek të dytë, kur u panë disa sinjale për gjallëri në lojë 23-18. Por, çereku i parë, 13-23, i treti 15-22 dhe i fundit 17-30, folën tërësisht për gjermanët që siguruan kualifikimin.

Fahro Alihodzic dhe Divine Myles kanë qenë më të dalluarit si zakonisht te Prishtina. Myles kreu ndeshjen me 15 pikë e 7 asistime, ndërsa qendra boshnjake me 14 pikë e 10 kërcime.

Bryce Alford te Bayreuth ka qenë më efikasi. Ai ka shënuar 18 pikë, 5 asistime e 2 kërcime në ndeshje. 15 të tjera dha Reid Travis, që shtoi edhe 9 kërcime në fitoren e ekipit.

TABELA E GRUPIT C:

Ventspils 5-0 (kualifikuar)
mediBayreuth 3-2 (kualifikuar)
Prishtina 2-3 (eliminuar)
Apoel 0-5 (eliminuar).
Në ndeshjen e fundit, Prishtina pret Ventspilsin e pamposhtur në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat