Klubi i basketbollit Rahoveci, lider në Superligën e Kosovës, është i shqetësuar për shkak se basketbollisti Arian Qallaku ka thyer dorën. Mungesa e Qallaku do të jetë një hendikep i madh për rahovecianët.
“Arian Qallaku thyen dorën, mungon disa javë
Basketbollisti ynë në një nga seancat stërvitore ka pësuar një lëndim të rëndë.
I njëjti pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se e ka thyer dorën dhe kjo detyrimisht sipas mjekëve do ta mbaj disa javë jashtë.
Qallaku ka filluar menjëherë fazën e rehabilitimit derisa presim që së shpejti të kthehet në parket”, bëhet e ditur nga KB Rahoveci.