Sezonin e kaluar finalistë, këtë vit Golden State Warriors në “fund të pusit”

Basketboll

Sezonin e kaluar finalistë, këtë vit Golden State Warriors në “fund të pusit”

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:15
Golden State Warriors

Dolën të parët në grupin e tyre në Konferencën perëndimore, mposhtën rrugës për finale Los Ageles Clippers (4-2), Houston Rockets (4-2) dhe Portland (4-0) për t’u mposhtur krejt në fund në finale nga Toronto me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Ndërsa këtë sezon, Golden State Warriors gjenden në pozitën e fundit në grupin e tyre me vetëm tri fitorree nga 16 ndeshjet e zhvilluara.

Me lëndimet e dy yjeve të ekipit Stephen Curry dhe Klay Thompson, ekipi i “luftëtarëve” nuk po e gjen rrugën deri te fitoret.

Një pasqyrë krejt tjetër nga ajo se çfarë treguan sezonin e kaluar, ndërsa arritja e play-off duket e paarritshme këtë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat