Giannis një përbindësh, rikthen Milwaukee në krye të renditjes

Basketboll

Giannis një përbindësh, rikthen Milwaukee në krye të renditjes

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:23
Milwaukee - Portland

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e Milwaukee fitoi 137-129 ndaj Portland, një ndeshje spektakolare e të dyja ekipeve.

Skuadra e Bucks ishte gjatë gjithë kohës në epërsi dhe e meritoi fitoren që e ngjit në krye të renditjes në Konferencën e LIndjes.

Antetokounmpo realizoi një tjetër “triple double”, duke e mbyllur ndeshjen me 24 pikë, 19 rebound e 15 asist, ndërsa shënuesi më i mirë për Bucks ishte Bledsoe me 30 pikë. 

Për Portland u dallua McCollum me 37 pikë e 10 asist, por që mbetën për statistikë.

Fitore të vështirë arriti ekipi i New Orleans, që mundi 124-121 Phoenix, ndeshje me rivalitet deri në fundin e saj. 3 lojtarë të Portland realizuan mbi 20 pikë: Ingram 28, Reddick 26 dhe Holiday 23, duke bërë diferencën në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat