Kuqezinjtë vazhdojnë me fitore

Basketboll

Kuqezinjtë vazhdojnë me fitore

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:16
Kuqezinjtë vazhdojnë me fitore

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e gjashtë nga gjashtë ndeshje në Ligën e Parë. Skuadra kuqezi të enjten mbrëma ka mundur Istogun me rezultat 79:56. Kuqezinjtë ishin në epërsi nga fillimi deri në fund dhe janë e vetmja skuadër pa humbje në Ligën e Parë.

Xavier Newson ishte më i miri te Vëllaznimi me 34 pikë e tetë kërcime, kurse te istogasit u dallua Dijamant Shabani me 31 pikë e nëntë kërcime. Vëllaznimi ka gjashtë fitore dhe asnjë humbje, kurse Isgotu tri fitore dhe dy humbje.

Në takimet tjera, Drita ka mundur New Basket me rezultat 78:66, ku për gjilanasit kjo ishte fitorja e tretë, derisa kanë edhe dy humbje, kurse për New Basket ishte humbja e pestë, kurse ka edhe një fitore. Vushtrria ka mundur Borean 81:48. Vushtrriasit kanë dy fitore dhe tri humbje, kurse pejanët gjashtë humbje.

Në duelin prishtinas Prishtina e Re-AS Prishtina, ka fituar kjo e fundit me rezultat 70:80. Prishtina e Re ka dy fitore dhe tri humbje, kurse AS Prishtina katër fitore dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat