U hodh shorti për fazën e fundit kualifikuese të Lojërave Olimpike 2020

Basketboll

U hodh shorti për fazën e fundit kualifikuese të Lojërave Olimpike 2020

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:43
U hodh shorti për fazën e fundit kualifikuese të Lojërave Olimpike 2020

Në Zvicër u hodh shorti për fazën e fundit kualifikuese të Lojërave Olimpike 2020 në basketbollin e femrave, teksa 16 ekipet pjesëmarrëse do të konkurojnë mes tyre në katër grupe me nga 4 skuadra, ku 3 të parat do të kualifikohen për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm.

Në selinë e FIBA, goglat e shortit përcaktuan rrugën drejt Tokios, teksa katër grupet do t’i zhvillojnë sfidat e tyre në 4 qytete të ndryshme, teksa janë përcaktuar që më parë dhe vendodhja e qyteteve organizatore të kualifikueseve që janë, Ostende e Belgjikës, Foshan e Kinës, Buges në Francë dhe Beograd. Sh.B.A. dhe vendi organizator i Japonisë do të kualifikohen automatikisht në fazën finale pavarësisht rezultateve në kualifikuese, e para si kampione olimpike në fuqi dhe e dyta si vend organizator.

Pikërisht SHBA u shortua në të njëjtin grup me Nigerinë, Serbinë dhe Mozambikun.

Në grupin e 2-të skuadrat pjesëmarrëse janë Franca, Porto Riko, Brazili dhe Australia dhe mund të konsiderohet dhe si shorti më i vështirë për këto ekipe ndërsa në grupin e 3-të bëjnë pjesë Korea e Jugut, Kina, Britania e Madhe dhe Spanja ndërsa në grupin e fundit u shortuan Kanadaja, Japonia, Suedia dhe Belgjika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat