Los Angeles Lakers “fluturojnë” me dyshen e ëndrrave

Basketboll

Los Angeles Lakers “fluturojnë” me dyshen e ëndrrave

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 12:45
Los Angeles Lakers “fluturojnë” me dyshen e ëndrrave

Los Angeles Lakers “fluturojnë” me dyshen e ëndrrave Anthony Davis-LeBron James. Falë dy yjeve të tyre kalifornianët regjistruan fitoren e 9-të radhazi dhe të 16-ën në 17 ndeshjet e fundit. Rikthimi në New Orleans për t’u përballur për herë të parë si kundërshtar me ish-skuadrën e tij rezultoi fatsjellës për Anthony Davis i cili me 41 pikë 9 rebound dhe 1 asist udhëhoqi Lakers drejt një përmbysjeje të madhe me skuadrën nga Los Angelesi që triumfoi në parketin e Pelicans me shifrat 114-110.

Një paraqitje mbrësëlënëse bëri edhe i përhershmi LeBron James i cili me 29 pikë 5 rebound dhe 11 asiste. U rikthye më në fund te suksesi Golden State Warriors që mposhti me rezultatin 104-90 Chicago Bulls në Oracle Arena. Një fitore e merituar e Golden State e 4-ta sezonale, që erdhi me shumë mungesa pasi në këtë sfidë vetëm Draymond Green zbriti në parket pas dëmtimit, pasi Curry, Thompson, Rusell, Evans dhe Looney vazhdojnë të jenë të dëmtuar, një formacion i tërë ky.

Vijon formën e mirë edhe Los Angeles Clippers që mori fitoren e 7-të rresht falë suksesit 121-119 në shtëpinë e Memphis Grizzlies. Williams dhe Harrel me nga 24 pikë secili ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Clippers. Një formë fantastike po kalojnë edhe kampionët në fuqi të Toronto Raptors që mposhtën lehtësisht 126-98 New York Knicks.

Heroi i kanadezëve ishte edhe njëherë kamerunasi Siakam me 314 pikë të realizuara. Falë 34 pikëve të James Harden dhe 27 të Rusell Westbrook bëri detyrën edhe Houston Rockets që kaloi me shifrat 117-108 Miami Heat në Toyota Center. Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale për Houston që u rikthye te suksesi pas 3 humbjesh rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat