Edhe te femrat sfida interesante - Bota Sot
Edhe te femrat sfida interesante

Basketboll

Edhe te femrat sfida interesante

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Edhe te femrat sfida interesante

Xhiroja e tetë e Superligës së Femrave do të sjellë ndeshje interesante, derisa favoritët presin fitore.

Kampionia e Kosovës, Mabetex Prishtinës do të përballet me Trepçën, në ndeshjen e parë e kësaj jave. Prishtinaset kanë pesë fitore dhe dy humbje (nga Bashkimi), derisa mitrovicaset kanë dy fitore dhe pesë humbje deri më tani, duke u renditur në vendin e pestë.  

Penza që gjithashtu ka pesë fitore dhe dy humbje, të dielën takohet me Vëllaznimin, që ka shtatë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Takimi i fundit është ndërmjet Kastriotit dhe Bashkimit. Skuadra prizrenase ka shtatë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje, derisa vashat ferizajase kanë dy fitore dhe pesë humbje.

Superliga e Femrave - Java 8

E shtunë

16:00 Mabetex Prishtina - Trepça

E diel

15:00 Penza - Vëllaznimi

E hënë

12:00 Kastrioti - Bashkimi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat