Fitore e thellë e Prishtinës

Basketboll

Fitore e thellë e Prishtinës

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:25
Fitore e thellë e Prishtinës

Sigal Prishtina ka fituar si mysafir ndaj Feronikelit me rezultat 70:119 (14:22, 11:30, 22:31, 22:36) në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prishtinasit dominuan nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Bardhekaltrit çerekun e parë e fituan 14:22, kurse edhe më bindës ishin në periodën e dytë, 11:30. Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë 22:31 dhe dhjetëminutëshin e fundit 22:36.

Te vendësit u dalluan Brandon Scott me 28 pikë dhe 12 kërcime dhe Arti Hajdari me 20 pikë, ndërkohë te Prishtina më i miri ishte Divine Myles me 37 pikë, tetë kërcime dhe dhjetë asistime, derisa pikë dyshifrore shënuan Fahro Alihoxhiq 15, Meriton Ismaili 14, Mikaile Tmusiq 11, Arian Mehmeti 11 dhe Fisnik Rugova 10.

Feronikeli ka tri fitore dhe dhjetë humbje, kurse Prishtina tetë fitore dhe tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat