Ekipi i Kosovës rikthehet më furishëm në periodën e tretë - Bota Sot
Ekipi i Kosovës rikthehet më furishëm në periodën e tretë

Basketboll

Ekipi i Kosovës rikthehet më furishëm në periodën e tretë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:31
Ekipi i Kosovës rikthehet më furishëm në periodën e tretë

Është zhvilluar ndeshja humanitare ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Kosovës, që përbëhej nga lojtarë të Superligës.

Rezultati në këtë ndeshje ishte në plan të dytë, derisa të gjitha të hyrat nga kjo ndeshje kanë shkuar për familjet e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Sa i përket ndeshjes ajo ishte mjaft e bukur, kurse lojtarët në parket dhuruan aksione atraktive.

Sa i përket ndeshjes çereku i parë ishte i barabartë 23:23, derisa në atë të dytë Ylli ishte më i mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 51:42.

Ekipi i Kosovës rikthehet më furishëm në periodën e tretë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 61:70 për Kosovën. Në periudhën e fundit luajtën të gjithë lojtarët dhe ndeshja në fund përfundoi 86:87 për Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat