Bashkimi vazhdon me fitore

Basketboll

Bashkimi vazhdon me fitore

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:57
Bashkimi vazhdon me fitore në Superligën e Femrave

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në xhiron e nëntë në Ligën e Femrave, derisa ndeshja Mabetex Prishtina-Penza do të zhvillohet të hënën.

Në takimin e parë Trepça ka mundur Kastriotin me rezultat 62:44 (14:11, 15:12, 14:6, 19:15).

Mitrovicaset kanë fituar çerekun e parë 14:11, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë që e fituan 15:12. Më bindëse ishin në periudhën e tretë, që përfundoi 14:6, derisa ajo e fundit përfundoi 19:15, gjithnjë për vendaset.

Sihana Ramoja me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Melisa Ibrahimi me 17 pikë ishin më të dalluarat te Trepça, kurse te Kastrioti si zakonisht u dallua Agnesa Rrahmani me 21 pikë e dhjetë kërcime.

Trepça ka tri fitore dhe gjashtë humbjë, kurse Kastrioti dy fitore dhe shtatë humbje.

Lideri Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Vëllaznimit me rezultat 104:29 (35:6, 28:10, 27:5, 14:8). Vashat prizrenase dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitoren e nëntë në këtë edicion nga nëntë ndeshje, derisa kjo ishte humbja e nëntë për skuadrën kuqezi nga po aq ndeshje.

Bashkimi e fitoi bindshëm çerekun e parë 35:6, për të vazhduar me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë 28:10. Prizrenaset fituan edhe periodën e tretë 27:5 dhe atë të fundit 14:8, duke vazhduar të jenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.

Te Bashkimi u dalluan Sara Vraniqi me 27 pikë e 11 kërcime, Jeta Zeka me 20 pikë e 17 kërcime dhe pesë asistime, si dhe Dea Çejku me 16 pikë e 12 kërcime, derisa te skuadra nga Gjakova u dallua Rina Hoda me 17 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat