Derbi prizrenas i takoi vëllai të madh

Basketboll

Derbi prizrenas i takoi vëllai të madh

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 10:10
Derbi prizrenas i takoi vëllai të madh

Një ndeshje shumë interesante është zhvilluar ndërmjet rivalëve lokal Ponte Prizreni dhe Bashkimi, ku ky i fundit shënoi fitore pas vazhdimeve me rezultat 81:86 (18:23, 19:14, 24:17, 14:21, 6:11) në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Derbi prizrenas i takoi vëllai të madh.

Takimi  ka qenë shumë interesant, me shumë kthesa dhe dramatik deri në fund.

Bashkimi e fitoi çerekun e parë 18:23, megjithatë, Ponte Prizreni shpejt u kthye në lojë, duke e fituar periudhën e dytë 19:14, duke shkuar në pushim me rezultat 37:37. Lojë shumë interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Prizreni e fillon më mirë dhe fiton periodën e tretë 24:17, megjithatë, djelmoshat e Illmen Bajrës nuk u dorëzuan duke barazuar rezultatin, derisa deri në fund u zhvillua lojë shumë interesante dhe me shumë kthesa, por pas 40 minutave rezultati në semafor tregonte shifrat 75:75. Në vazhdime basketbollistët e Bashkimit u treguan më të vëmendshëm dhe fituan 6:11 për të triumfuar në fund me rezultat 81:86.

Te Ponte Prizreni më të dalluarit ishin Urim Zenelaj me 25 pikë e 24 kërcime dhe Malcom Canada me 25 pikë e dhjetë kërcime, kurse më të dalluarit te Bashkimi ishin Terik Bridgeman me 23 pikë e 12 kërcime, Corey Ross me 21 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, Stevie Clark me 17 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Ujkan Karanezi me 14 pikë.

Ponte Prizreni tani ka tetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi dhjetë fitore dhe tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat