Bashkimi sprovohet nga pejanet

Basketboll

Bashkimi sprovohet nga pejanet

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:27
Bashkimi sprovohet nga pejanet

 

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave apo e fundit për stinorin vjeshtor, kurse garat do të përfundojnë zyrtarisht të hënën me ndeshjen e mbetur ndërmjet Mabetex Prishtinës dhe Penzës.

Lideri i Superligës së Femrave, Bashkimi këtë xhiro do të sfidohet nga Penza. Vashat prizrenase kanë nëntë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, derisa skuadra nga Peja ka gjashtë fitore dhe dy humbje.

Mabetex Prishtina që po ashtu ka gjashtë fitore dhe dy humbje do të përballet me Kastriotin në Ferizaj dhe shihet favorite ndaj vashave ferizajase që kanë dy fitore dhe shtatë humbje.

Java e dhjetë do të mbyllet me takimin ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Skuadra nga Gjakova ka nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, kurse mitrovicaset kanë tri fitore dhe gjashtë humbje.

Superliga e Femrave - Java 10

E shtunë

12:00 Kastrioti - Mabetex Prishtina

19:00 Penza - Bashkimi

E diel

14:30 Vëllaznimi - Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat