Enxhi Xhanaj me treshifror të dyfishtë, Mabetex Prishtina me fitore bindëse

Basketboll

Enxhi Xhanaj me treshifror të dyfishtë, Mabetex Prishtina me fitore bindëse

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:15
Enxhi Xhanaj me treshifror të dyfishtë, Mabetex Prishtina me fitore bindëse

Mabetex Prishtina ka mundur bindshëm në udhëtim Kastriotin me rezultat 36:121 (5:27, 8:30, 15:23, 8:31) në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Femrave.

Vashat prishtinase kanë dominuar nga fillimi deri në fund, ku fituan çerekun e parë 5:27, atë të dytë 8:30, periudhën e tretë 15:23 dhe periodën e katërt 8:31.

Te Kastrioti, Erina Berisha shënoi 11 pikë, derisa për Mabetex Prishtinën u dalluan Enxhi Xhanaj me treshifror të dyfishtë 18 pikë, dhjetë kërcime dhe 12 topa të vjedhur, Irma Konjusha me tetë pikë dhe 20 asistime, Besjana Martinaj me 28 pikë dhe Nyilah Myers me 19 pikë e 12 kërcime.

Mabetex Prishtina ka shtatë fitore dhe dy humbje, kurse Kastrioti e përmbylli stinorin vjeshtor me dy fitore dhe tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat