Penza dhe Trepça shkojnë më tej

Basketboll

Penza dhe Trepça shkojnë më tej

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 10:11
Penza dhe Trepça shkojnë më tej

Penza dhe Trepça janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Skuadra pejane ka mundur Dritën me rezultat 52:67, në xhiron e tretë të Kupës. Penza u kualifikua në gjysmëfinale, ku do të përballet me Bashkimin.

Ndërkohë, Trepça ka mundur Kastriotin në udhëtim 48:85, për tu kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Mabetex Prishtinën.

Xhiro 3
Kastrioti-Trepça 48:85
Drita-Penza 52:67

Në gjysmëfinale
Bashkimi-Penza
Mabetex Prishtina-Trep

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat