Triumfojnë Clippers dhe Jazz

Basketboll

Triumfojnë Clippers dhe Jazz

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 12:40
Triumfojnë Clippers dhe Jazz (VIDEO)

Skuadra e Lakers është ndalur pas 14 fitoresh radhazi në kampionat. Ekipi kalifornian u mund sot 105-102 nga Indiana, ndeshje me rivalitet dhe emocione.

Sabonis me 26 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për Indiana, duke i bërë të pavlefshme 40 pikëat e dyshes James-Howard. Për Lakers nuk u aktivizua Davis dhe kjo mungesë u ndje në parket.

Fiton skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 120-99 Phoenix, ndeshje e dominuar nga vendasit. George me 24 pikë si dhe Leonard e Lou Williams me nga 20 pikë ishin më të mirët për Clippers.

Skuadra e Utah Jazz, falë 60 pikëve të dyshes Bogdanovic-Mitchell mundi me përmbysje 109-102 Orlando, duke korrur një fitore të rëndësishme për play off.

 

Skuadra e Charlotte mposhti 110-102 Sacramento, ndeshje ku diferencën e bëri Malik Monk, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 23 pikë e 10 rebound.

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Brooklyn, që munfdi 108-101 New Orleans, me Dinwiddie që realizoi 31 pikë. Pa probleme triumfoi New York, që mundi 143-120 Atlanta, ndeshje ku u dallua Barrett me 27 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Sacramento, 110-102

Indiana – Lakers, 105-102

New York – Atlanta, 143-120

New Orleans – Brooklyn, 101-108

Utah Jazz – Orlando, 109-102

Clippers – Phoenix, 120-99

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat