Trepça pa respekt për Lipjanin

Basketboll

Trepça pa respekt për Lipjanin

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 10:44
Trepça pa respekt për Lipjanin

Trepça ka shënuar fitoren e dytë radhazi, duke mundur Lipjanin me rezultat bindës 102:56 (32:14, 27:11, 24:17, 19:14) në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit kanë dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

‘Xehetarët’ e filluan ndeshjen më mirë dhe e fituan çerekun e parë me rezultat 32:14. Me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, duke e fituar 27:11 për të shkuar në pushim me rezultat 59:25. Vendasit nuk lëshuan pe as në periodën e tretë, duke e fituar 24:17, kurse ajo e fundit përfundoi 19:14. Në fund Trepça shënoi fitore me rezultat 102:56.

Pikë dyshifrore për Trepçën shënuan: Besnik Azemi (15), Dj Hanes (15), Malik Irvin (13), Valdrin Haxhiu (12), Ramadan Zekiqi (12), Ej Boyce (11) dhe Burim Zekiqi (11), kurse te Lipjani u dalluan Fazli Vitia me 23 pikë e 14 kërcime dhe Besmir Nuli me 17 pikë.

Trepça e përfundon stinorin vjeshtor me katër fitore dhe 12 humbje, derisa Lipjani me 16 humbje,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat