Krasniqi godet klubet e basketbollit

Basketboll

Krasniqi godet klubet e basketbollit

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 10:40
Krasniqi godet klubet e basketbollit

Trajneri i basketbollit Blerim Krasniqi godet klubet e basketbollit, për qasjen që kanë. 
“Tani kur edhe ka përfunduar stinori vjeshtor në basketbollin e Superligën së Kosovës.
(Në dy konkurrencat).

Agonia vazhdon, po ashtu dhe praktika e instaluat qe nga paslufta.
Ekipet lirojnë lojtarët për shkak te problemeve financiare (që mos ti paguaj gjatë pushimit) dhe futen në probleme shumë më të mëdha, duke humbur bërthamën e ekipit.

Fatkeqësisht punën menaxheriale, nëpër klube e udhëheqin ata të cilët nuk e kuptojnë dhe nuk kanë njohuri në sport. Dhe mendojnë se s’ka problem. Mirëpo defakto problemet vetëm e sa vijnë e shtohen dhe konfuzioni për kompletimin e ekipit vetëm se vjen e komplikohet.

Në klubet me nam, ku ka profesionalizëm, ndërrimet bëhen pas shumë analizave dhe ku është e domosdoshme të intervenohet pasi të ketë konsultime të shtabit profesional sportiv dhe intervenohet vetëm aty ku është e nevojshme dhe shkohet nga ajo që mos të humbasët bërthama e ekipit. Po ashtu ai i cili vendos më i bë ndërrimet është trajneri dhe askush tjetër.

S'e fundmi ai është personi që do japi llogaridhënie për dështimet si dhe sukseset. Sporti dallon shumë nga lëmitë tjera dhe duke menduar se do kursesh ndonjë lekë. Defakto ti do shpenzosh shumë më shumë dhe do humbasësh atë që me mund te madh e ke arritur dhe s’ka ditë të vlerësosh”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat