Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja

Basketboll

Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 12:42
Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja

Pas 4 humbjesh, Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja në NBA dhe e bën këtë në një transfertë të vështirë pikërisht në atë të Moda Center në Oregon ndaj Portland Trail Blazzers.

Kalifornianët triumfuan me shifrat 120-128 duke regjistruar fitoren e 25-të në 32 takime dhe duke ruajtur të pashqetësuar kreun e konferencës së Perëndimit. Më i miri mbi parket në fakt ishte Damian Lillard por 31 pikët e tij nuk i mjaftuan Portlandit, në krahun diferencën e bëri treshja Kyle Kuzma-LeBron James-Anthony Davis.

I pari realizoi 24 pikë ndërkohë që mbreti James spikati me 21 pikë 7 rebound dhe 16 asiste. Nuk kishte të njëjtin fat me Lakers, skuadra tjetër e Los Angelesit që u mposht brenda në Staples Center nga Utah Jazz me rezultatin 107-120.

Diferencën në këtë sfidë e bëri Mitchell i cili udhëhoqi skuadrën nga Salt Lake City drejt fitores së 20-të sezonale me 30 pikë të realizuara. Clippers në krahun tjetër të cilëve nuk u shërbeu paraqitja e mirë e Paul George pësuan disfatën e 11-të në këtë sezon. Ra pas 4 fitoresh rresht, Golden State Warriors që nuk mundi të bënte asgjë përballë Dallas Maverics dhe Luka Doncic. 35 pikët e D’Angelo Russell ishin të pamjaftueshme për vendasit pasi Luka Doncic edhe në këtë sfidë ishte thjeshtë i mrekullueshëm. Me një tjetër triple-double ku koleksionoi në total 31 pikë 12 rebound dhe 15 asiste, talenti slloven udhëhoqi Dallasin drejt një fitoreje të thellë me shifrat 121-141.

Fitojnë edhe kampionët në fuqi të NBA. Toronto Raptors u hakmorr ndaj Boston Celtics për atë humbje të thellë të pak ditëve më parë duke fituar me një diferencë të njëjtë pikësh brenda në TD Garden. 97-113 në favor të kanadezëve ishin shifrat e kësaj sfide me Toronton që iu fal Kyle Loëry-it autor i 30 pikëve ndërsa shkëlqeu edhe Serge Ibaka me 20 pikë dhe 10 rikuperime poshtë tabelës. U rikthye menjëherë te fitorja edhe Houston Rockets që mposhti lehtësisht 108-98 Brooklyn Nets falë një super paraqitjeje të James Harden autor i 34 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat