Arben Fetahu apo njeriu me vizione!

Basketboll

Arben Fetahu apo njeriu me vizione!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 14:08
Arben Fetahu apo njeriu me vizione!

Pak shumë pak e sheh që nervozohet apo reagon në shkrimet logjikë e palogjikë që hedhen në opinion.  

Është kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu. Ai njihet si njeriu që ka vizione.

Basketbolli ka pasur një vit interesant, sidomos me kombëtaren e Kosovës ka sjellë emocione edhe pse i munguan sukseset për shkak të fatit sportiv, ndërsa klubi Sigal Prishtina bëri paraqitje të mira.

Fetahu njihet për korrektësi, është shembull se si punohet me një urtësi, pa temperament por gjithnjë në kërkim të realizimit të programit dhe rritjes së kuadrove profesionale.

Fetahu edhe si basketbollist ka qenë shembull për të mirë, ndërsa si kryetar është shembullor, asnjë herë dhe në asnjë rrethanë nuk jep deklarata bombastike dhe as të kota, gjithmonë të matura dhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat