Vreshtarët do të presin në shtëpi liderin

Basketboll

Vreshtarët do të presin në shtëpi liderin

Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:22
Vreshtarët do të presin në shtëpi liderin

Rahoveci të enjten (nesër) do të zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët do të presin në shtëpi liderin, Academia Bultex, në takimin që zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci në pjesëmarrjen e parë në Ligën Ballkanike ka një fitore dhe katër humbje, derisa skuadra bullgare ka pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.

Skuadra jonë ka bërë disa përforcime për stinorin pranveror, andaj përballja e së enjtes pritet të jetë shumë interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat