Golden Eagle Ylli pa telashe

Basketboll

Golden Eagle Ylli pa telashe

Më: 11 janar 2020 Në ora: 19:45
Golden Eagle Ylli pa telashe

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Feronikelit me rezultat 106:71 (24:16, 29:17, 32:11, 21:27) në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 24:16. Me lojë më të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, që e fitoi 29:17. Vendasit më bindës ishin në periodën e tretë, 32:11, derisa dhjetëminutëshin e fundit e fituan mysafirët 21:27, por në fund Ylli triumfoi 106:71.

Tre basketbollistët më të dalluar të Yllit ishin: Jameel McKay me 19 pikë e 14 kërcime, Valon Bunjaku e Samir Zekiqi me 19 pikë, kurse te skuadra nga Drenasi u dalluan Fisnik Juniku me 18 pikë dhe Rinor Ahmeti me 15.

Golden Eagle Ylli ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 12 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat