Ponte Prizreni la pa fjalë Pejën

Basketboll

Ponte Prizreni la pa fjalë Pejën

Më: 12 janar 2020 Në ora: 11:58
Ponte Prizreni la pa fjalë Pejën

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 96:92 (20:23, 30:25, 20:19, 26:25) në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi në Prizren ka qenë shumë interesant, i barabartë dhe me shumë kthesa, derisa fituesi është vendosur vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Dëshirën e madhe për të fituar të dy skuadrat e treguan nga fillimi i ndeshjes, derisa mysafirët e fituan çerekun e parë 20:23. Ndeshja vazhdoi të ishte interesante, por në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë dhe e fituan 30:25, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 50:48. Edhe në pjesën e dytë sfida ishte shumë e barabartë. Ponte e fitoi periodën e tretë ngushtë 20:19, ashtu si dhjetë minutat e fundit 26:25, për të shënuar fitore në fund me rezultat 96:92.

Te Ponte Prizreni u dalluan Urim Zenelaj me 25 pikë e 19 kërcime dhe Andre Wolford e Ty Nichols me nga 19 pikë, ndërsa te Peja u dallua dyshja Dardan Berisha me 35 pikë e 11 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 24 pikë.

Ponte Prizreni tani ka 10 fitore dhe shtatë humbje, kurse Peja nëntë fitore dhe tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat