Rahoveci deklason Prishtinën

Basketboll

Rahoveci deklason Prishtinën

Nga: K. G. Më: 12 janar 2020 Në ora: 19:05
Rahoveci deklason Prishtinën

Skuadra e Rahovecit bëri lojë të madhe dhe e deklasoi kampionin në fuqi Sigal Prishtinën me rezultat 70:57 (17:4, 16:13, 20:22, 17:18), në kuadër të derbit të elitës së basketbollit të Kosovës.

Sidomos çereku i parë ka qenë vendimtar kur Rahoveci avancoi me 17:4.

Në çerekët e tjerë Prishtina nuk arriti të bëjë asgjë, ta shmang humbjen, ndërsa vendasit me përkrahjen e madhe të publikut triumfuan me plotë meritë.

Darell Davis është trim i fitores së Rahovecit duke shënuar 18 pikë, i ndihmuar nga Alban Veseli me 15 sosh dhe te Sigal Prishtina veçohet Johinson me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat