Ish-anëtari i Kievit dhe Oliveirenses i bashkohet skuadrës së Superligës

Basketboll

Ish-anëtari i Kievit dhe Oliveirenses i bashkohet skuadrës së Superligës

Më: 15 janar 2020 Në ora: 09:26
Klubi basketbollist nga Raheveci

Rahoveci nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime të reja.

Klubi basketbollist nga Raheveci në mëngjesit e sotëm ka konfirmuar ardhjen e Aaron Nwankwo.

Nwankwo më parë ka luajtur te Kievi në Ukrainë dhe së fundmi në Oliveirense në Portugali.

Ky është përforcimi i tretë brenda pak kohësh për Rahovecin, skuadër që synon titullin e kampionit këtë edicion.

Amerikani është 27-vjeçar, dhe është 203 centimetra i gjatë, teksa luan në qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat