Ylli dëshmon fuqinë kundër Lipjanit

Basketboll

Ylli dëshmon fuqinë kundër Lipjanit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:12
Ylli dëshmoi fuqinë kundër Lipjanit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat 79:100 (21:29, 12:21, 17:26, 29:24) në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra nga Theranda e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:29, derisa me lojë të mirë vazhdoi edhe në periudhën e dytë, 12:21, duke shkuar në pushim me rezultat 33:50.

Mysafirët vazhduan të dominojnë edhe në periudhën e tretë, duke e fituar 17:26, derisa ajo e fundit përfundoi 29:24, megjithatë, Ylli triumfoi në fund me rezultat 79:100.

Te Lipjani u dalluan dyshja Warren Winson me 32 pikë dhe Tamas Bruce me 30 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan vendorët Arbër Berisha me 20 pikë, Samir Zekiqi me 20 dhe Valon Bunjaku me 18.

Lipjanasit kanë një fitore dhe 17 humbje, kurse therandasit 12 fitore dhe gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat