Prishtina: Klubi ynë çdo ditë e më shumë po përcillet nga ekipet elitare

Basketboll

Prishtina: Klubi ynë çdo ditë e më shumë po përcillet nga ekipet elitare

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:07
Myles

Basketbollisti Divine Myles largohet nga ekipi i Sigal Prishtinës. Ai ka qenë prej lojtarëve më të mirë në radhët e kampionit në fuqi. 

“Faleminderit Divine Myles për kontributin e madh tek klubi ynë, për të gjitha sukseset që i kemi arritur së bashku.

Është nder i madh për klubin tonë që Myles është transferuar në një ndër ligat më të forta në Evropë, atë të Francës.

Klubi ynë çdo ditë e më shumë po përcillet nga ekipet elitare të Ligave të ndryshme Evropiane, e sikurse shumë lojtarë të tjerë edhe Divine Myles tashmë ka kaluar në elitën Franceze (Chorale de Roanne)!”, njofton Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat