Policia njofton për demolimin e autobusit të Bashkimit - Bota Sot
Policia njofton për demolimin e autobusit të Bashkimit

Basketboll

Policia njofton për demolimin e autobusit të Bashkimit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 12:30
Policia njofton për demolimin e autobusit të Bashkimit

Derbi i xhiros së 20-të i Superligës së Kosovës në basketboll, i zhvilluar të enjten mbrëma në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, ka pasur përfundim me eksese.

Loja pati përfundim dramatik pasi Bashkimi fitoi në momentet e fundit me vetëm një pikë epërsi, përkatësisht me rezultat 70:69.

Mirëpo, pas ndeshjes autobusi i skuadrës prizrenase është demoluar në Mitrovicë. Prizrenasit janë ankuar se janë sulmuar edhe fizikisht në Mitrovicë.

“Autobusi i klubit tonë pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur. Gjithashtu ka pasur sulme fizikisht edhe ndaj zyrtarëve të klubit tonë. Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit. Ftojmë Federatën dhe organet gjegjëse të sigurisë të marrin masat e duhura dhe t’i dënojnë këta vandalë!”, thuhet në reagimin e Bashkimit.

Derisa nga Trepça ende nuk ka dal ndonjë reagim, Policia e Kosovës ka njoftuar për eksesin.

“Në rrugën “Mbretëresha Teutë” raportohet se pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të KB Trepça dhe KB Bashkimi, autobusi me lojtarët e klubit ‘Bashkimi’ që ishte nisur në drejtim të Prizrenit, është sulmuar me gurë nga persona të panjohur. Përveç një xhami të thyer në autobus nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat