Në shtëpinë e Harden e Westbrook, tifozët thërrasin MVP për LeBron James

Basketboll

Në shtëpinë e Harden e Westbrook, tifozët thërrasin MVP për LeBron James

Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:41
Tifozët thërrasin MVP për LeBron James

‘Mbreti’ James po vazhdon çdo ditë të vërtetojë se karrierën do ta mbyll si më i miri në histori të NBA.

LeBron James është duke prirë skuadrën e Lakers për rekordin më të mirë aktualisht në konferencën perëndimore.

Me shumë gjasë, me këtë ritëm, Lakers do të luajnë së paku në finalen e konferencës, por edhe do të jenë pretendentët kryesor për titull.

Anash rekordit me skuadrën, LeBron qëndron mirë edhe individualisht. Ai mbrëmë kundër Rockets shënoi 31 pikë dhe shtoi 12 asistime.

E tifozët e Houston u kujdesën që t’i japin disa brohoritje “MVP, MVP, MVP”, edhe pse në skuadrën e tyre luajnë dy ish MVP, James Harden e Russell Westbrook.

Më poshtë ua përcjellim momentin kur në palestrën e Houston Rockets brohorasin për ‘Mbretin James’. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat