Ben Simmons shpërthen në fitoren e Philadelphia 76ers kundër Brooklyn

Basketboll

Ben Simmons shpërthen në fitoren e Philadelphia 76ers kundër Brooklyn

Më: 21 janar 2020 Në ora: 07:37
Ben Simmons

Philadelphia 76ers kanë marrë një fitore të rëndësishme kundër Brooklyn Nets.

76ers kanë shënuar fitore me rezultatin 111:117.

Në këtë ndeshje, më i miri në parket ishte basketbollisti i Philadelphia, Ben Simmons, i cili regjistroi ‘triple-double’.

Simmons ka shënuar 34 pikë, duke regjistruar edhe 12 kërcime dhe shtuar edhe 12 asistime.

Organizatori i 76ers ishte produktiv edhe në mbrojtje, me 5 topa të vjedhur dhe 2 bllokada.

Edhe më madhështore, paraqitjen e Simmons e  bën saktësia e tij 12/14 nga loja e hapur.

Me këtë paraqitje, Simmons ka heshtur të gjithë kritikët e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat