Partizani humb nga turqit se u “provokuan” nga shikuesi me fanellë me flamur të Kosovës

Basketboll

Partizani humb nga turqit se u “provokuan” nga shikuesi me fanellë me flamur të Kosovës

Nga: F.B Më: 21 janar 2020 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Mediat serbe e ka cilësuar skandal praninë në palestër në Turqi ku u zhvillua ndeshja basketbollistike mes Partizanit të Beogradit dhe ekipit turk Darushafaka, të një shikuesi që kishte veshur micë me flamur të Kosovës dhe ishte aty për të provokuar.

Sipas “Novosti” në tribuna në palestër në Turqi ishte edhe një adhurues basketbolli që kishte micë me simbole të shtetit të Kosovës, që është konsideruar provokim për basketbollistët serbë.

Këtu në Turqi (mbase pas provokimit të shikuesit me simbole të Kosovës) mori fund seria e fitoreve të ekipit beogradas Partizan, pasi në ndeshjen e rrethit të tretë të top-16 ekipeve më të mira, skuadra turke Darushafaka e mundi Partzanin me rezultat 65:63.

Sipas mediumit serb, një detaj në këtë ndeshje nuk kishte si mos të binte në sy, pasi në tribuna ishte një anues që kishte veshur një micë me simbole të shtetit të Kosovës.

Qëllimi i tij sipas këtij mediumi ishte e qartë, që të provokoj bardhë e zinjtë, por nuk ka pasur ndonjë e incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat