Peja sakrifikon të rinjtë dhe 500 euro për të marrë fitoren ndaj Prishtinës - Bota Sot
Peja sakrifikon të rinjtë dhe 500 euro për të marrë fitoren ndaj Prishtinës

Basketboll

Peja sakrifikon të rinjtë dhe 500 euro për të marrë fitoren ndaj Prishtinës

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:30
Klubi i basketbollit Peja

Klubi i basketbollit Peja ka ringjallur Superligën e Basketbollit kosovar.

Në “Karagaçi” të Pejës, skuadra vendasi arriti që javën e kaluar të marrë fitoren e shumëkërkuar ndaj Sigal Prishtinës.

Por gjatë kësaj ndeshje shtabi teknik i Pejës, kishte vendosur që të mos iu garantoj 20 minuta basketbollistëve deri në moshën 20 vjeçar, ashtu siç parashihet konform nenit 11 dhe 16 të propozicionit të garave.

Pikërisht për këtë arsyeje klubi pejan është dënuar me 500 euro nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Fitorja ndaj skuadrës së Prishtinës është vlerësuar më e rëndësishme se ofrimi i hapësirës për të rinjtë nga skuadra pejane.

Këto janë të gjitha vendimet nga Komisioni Disiplinor i FBK-së, për javën që lamë pas.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat