Antetokounmpo flet për futbollin, tregon skuadrën e tij të preferuar

Basketboll

Antetokounmpo flet për futbollin, tregon skuadrën e tij të preferuar

Më: 23 janar 2020 Në ora: 20:31
Giannis Antetokounmpo

Ylli i NBA dhe MVP i sezonit të fundit, Giannis Antetokounmpo, ka dhënë disa komente lidhur me futbollin.

Basketbollisti i Milwaukee Bucks ka thënë se ka shumë interesim për futbollin, duke lënë të kuptohet se përcjell futboll qysh kohë më parë.

Skuadra e tij e preferuar në futboll është ajo e Arsenalit, e cila garon në Premierligën e Anglisë.

“Jam shumë i interesuar për futbollin” ka thënë Giannis.

“Vite më parë, unë zgjedhja të bëj tifo për Arsenalin” ka shtuar Antetokounmpo.

Antetokounmpo është në rrugë të mirë që të ruaj epitetin e MVP edhe pas këtij sezoni, pasi me Milwaukee është duke shkëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat