LeBron mposht i vetëm Brooklyn, Lakers marshojnë në Perëndim

Basketboll

LeBron mposht i vetëm Brooklyn, Lakers marshojnë në Perëndim

Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:16
Brooklyn – Lakers

Fitorja e dytë në 24 orë për skuadrën e Lakers, që fitoi 128-113 ndaj Brooklyn jashtë fushe.

Ndeshje e komanduar nga skuadra kaliforniane, që triumfoi falë LeBron James, autor i një “triple double”. “King James” realizoi 27 pikë, 12 rebound e 10 asist, ndërkohë që 55 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për Brooklyn u dallua Irving me 20 pikë, por që mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 133-125 Portland. Miqtë ishin gjatë gjithë ndeshje superiorë, ku u dallua Luka Doncic me 27 pikë. Për Portland shkëlqeu Damian Lillard me 47 pikë, por që s’mjaftuan. Fiton edhe Washington, 124-112 ndaj Cleveland, sfidë e mirë për miqtë, me Breadley Beal që realizoi 36 pikë (Sexton 29 pikë për Cavaliers).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Washington, 112-124

Brooklyn – Lakers, 113-128

Portland – Dallas, 125-133

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat