NBA: Leonard udhëheq Clippers drejt fitores

Basketboll

NBA: Leonard udhëheq Clippers drejt fitores

Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:49
Leonard

Los Angeles Clippers ruajnë vendin e 3-të në Konferencën e Perëndimit falë Kahwi Leonard. Ylli i kalifornianëve me një triple-double i pari për të në karrierë, teksa koleksionoi në total 33 pikë 10 rebound dhe 10 asiste, udhëhoqi Clippers drejt fitores me shifrat 122-117 brenda në American Airlines Arena ndaj Miami Heat. Kjo ishte fitorja e 32-të për skuadrën nga Los Angelesi dhe e 7-ta në 10 ndeshjet e fundit. Vijon forma e shkëlqyer e Toronto Raptors. Në Madison Square Garden, kanadezët triumfuan me shifrat 112-118 ndaj New York Knicks duke rimarrë vendin e dytë në Konferencën e Lindjes dhe duke zbritur Miamin në vendin e tretë. Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për kampionët në fuqi të NBA të cilët iu falën edhe 26 pikëve të Kyle Lowry-it.

Një fitore të thjeshtë mori Oklahoma City Thunder, që ishte e 4-ta radhazi. Në Chesapeake Energy Arena, Thunder mposhtën me shifrat e thella 140-111 Atlanta Hawks. Të pamjaftueshme 26 pikët dhe 16 asistet e talentit Trae Young për miqtë. Falë formës së shkëlqyer që po shfaq këtë sezon Trae Young u zgjodh nga tifozët si pjesë e 5-shes titullare të Konferencës së Lindjes për All Star Game. Tjetër fitore për Houston Rockets që thelloi krizën e Minnesota Timberwolves falë një super Russell Westbrook autor i 45 pikëve por edhe i 6 rebound-eve dhe 10 asisteve në suksesin 124-131 të skuadrës teksane. Për Minneostan kjo ishte humbja e 8-të rresht. Nuk di të ngrejë Golden State Warriors që pësoi një tjetër disfatë këtë herë me shifrat 118-129 nga Indiana Pacers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat