Lajm i kobshëm për sportin, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant - Pamje nga momenti i djegies

Basketboll

Lajm i kobshëm për sportin, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant - Pamje nga momenti i djegies

Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:55
Legjenda e basketbollit Kobe Bryant është ndarë nga jeta pas një përplasje me helikopter në Calabasas, California, njofton TMZ.

(E plotësuar) - Autoritetet në Los Angeles thonë se në helikopterin që u rrezua ditën e djeshme, ku si pasojë humbi jetën legjendën e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjece, ishin edhe 7 persona të tjerë.

Referuar mediave amerikane raportohen 5 viktima, ndërsa në konferencën e fundit të Policisë është thënë se besohet se pos pilotit, në helikopter ishin edhe tetë pasagjerë.

"Los Angeles Times" raporton se Policia beson që në bord gjendeshin tetë pasagjerë dhe piloti.

Të gjithë besohet se kanë vdekur, mirëpo nuk flasin për identitetin e viktimave.

Zyrtarë të NBA kanë konfirmuar se një nga më të mirët në historinë e basketbollit, 41-vjeçari Bryant ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjece, Gianna Maria.

***

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna, janë konfirmuar të vdekur pas një aksidenti me helikopter, teksa ishin duke shkuar për stërvitje basketbolli.

Jetën e kanë humbur edhe tre njerëz të tjerë, identiteti i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vazhdojnë për ta zbuluar arsyen e rrëzimit të helikopterit.

Legjenda e basketbollit ishte 41 vjeçar kur ndërroi jetë, ndërsa Gianna Maria Onore, ishte vajza e tij e dytë.

Image
Pamje ku ndodhi aksidenti

Në ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhe nga momenti pas rrëzimit dhe djegies së helikopterit, me ç’rast e humbën jetë të gjithë ata që ndodheshin brenda.

Daily Mail e ka publikuar një video ku shihet helikopteri duke u djegur, si edhe TMZ ka postuar fotografi nga intervenimi i shërbimeve emergjente. 

***

Kobe Bryant e ka humbur jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës – bën të ditur TMZ Sports. Ai ishte 41 vjeçar.

Ish-basketbollisti ishte duke udhëtuar me së paku tre njerëz të tjerë me helikopterin e tij privat, i cili është rrëzuar.

Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt pas shpërthimit të zjarrit, mirëpo askush nga bordi nuk ka mbijetuar. Pesë njerëz janë konfirmuar të vdekur (duke përfshirë edhe pilotin).

Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, thuhet se nuk ka qenë në helikopter, ndërsa shkaku i rrëzimit të helikopterit është duke u hetuar.

Kobe e kishte shfrytëzuar helikopterin me vite të tëra për udhëtimet e tij që nga koha kur ishte pjesë e LA Lakers.

Image

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Vanessa dhe katër vajzat e tij, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën Capri.

***

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ka vdekur pas një përplasje me helikopter.

Sipas TMZ, ylli i NBA po udhëtonte me tre persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat