Pamje nga vendi ku dyshohet se vdiq Kobe Bryant, pas aksidentit me helikopter

Basketboll

Pamje nga vendi ku dyshohet se vdiq Kobe Bryant, pas aksidentit me helikopter

Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:59
Kobe Bryan

Legjenda e NBA, Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.

Ish-ylli i Los Angeles Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e sotëm, raporton 'TMZ'.

Ai ishte duke udhëtuar me tre njerëz të tjerë në një helikopter privat kur u rrëzua.

Personeli i emergjencës u përgjigj menjëherë, por askush në bord nuk shpëtoi.

Arsyeja e aksidentit është duke u hetuar.

Kobe e ka përdorur një helikopter për udhëtime për shumë vite, prej kohës kur luante te Lakers.

Gruaja e tij, Vanessa, nuk ishte në bord, derisa ai ka lënë pas vetes katër vajza - Gianna, Natalia, Bianca, si dhe Capri.

Capri është fëmija më i vogël i Kobe, i cili ka lindur në qershor të vitit të kaluar.

Kobe konsiderohet si njëri prej më të mirëve në historinë e NBA-s, në karrierën e tij 20-vjeçare.

Ai ka fituar pesë tituj kampioni të NBA-s si dhe dy finale të MVP-s.

Lakers pensionoi dy numrat e tij - 8 dhe 24 - të vetmit lojtar në histori që ia bën këtë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat