Flet zjarrfikësi nga vendi i rrëzimit të helikopterit në të cilin gjendej Kobe Bryant

Basketboll

Flet zjarrfikësi nga vendi i rrëzimit të helikopterit në të cilin gjendej Kobe Bryant

Më: 26 janar 2020 Në ora: 23:43
Zjarrfikësi Tony Imbrenda

Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pasi pësoi aksident me të cilin po udhëtonte.

Helikopteri në të cilin gjendej legjenda e basketbollit u rrëzuar 45 kilomtera larg Los Angelosit, derisa në të gjendeshin vajza e tij e vogël dhe tre persona të tjerë.

Zjarrfikësi Tony Imbrenda është deklaruar për mediat amerikane nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata kishin pranuar fillimisht një thirrje për helikopterin e rrëzuar.

“Kemi pranuar një thirrje rreth orës 10:00 të mëngjesit (sipas kohës lokale në Amerikë), se është rrezuar një helikopter në rrethinën e Malibus, afër rrugës Virginia, derisa disa kalimtar kishin vërejtur se helikopteri ishte rrëzuar”, ka thënë ai.

“Është konfirmuar se helikopteri është rrëzuar dhe fatkeqësisht asnjë njeri nuk ka arritur të mbijetoj në atë rrëzim”, ka thënë më tej Imbrenda.

Fillimisht askush nuk mund të besonte se Bryant ka ndërruar jetë në aksident, por më pas u konfirmuar edhe nga shumë media në Amerikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat