I dhimbshëm ishte lajmi për vdekjen e yllit të basketbollit amerikan, Kobe Bryant.
Bashkë me të humbi jetën edhe vajza 13 vjeçare, Giana Bryant, gjithashtu basketbolliste.
Dyshja vdiqën si pasojë e rrëzimit të avionit privat me të cilin po udhëtonin.
Por nëse kthehemi dhe shikojmë të kaluarën e Bryant lehtë kuptohet se ai ishte shumë motivues, gjë të cilën e thanë edhe të gjithë miqtë që e përkujtuan.
Bryant thoshte se jeta duhet shijuar pasi është shumë e shkurtë.
“Shijojeni jetën, jeta është shumë e shkurtër që të rrëzohesh, duhet të vazhdosh duhet të ecësh përpara”, ishin disa nga fjalët që Bryant thoshte lidhur me jetën, e që sigurisht duhet kujtuar gjithmonë nga çdo njeri.