Kobe Bryant ishte krenar për vajzën e tij Gianna, ajo po ndiqte trashëgiminë e babait

Basketboll

Kobe Bryant ishte krenar për vajzën e tij Gianna, ajo po ndiqte trashëgiminë e babait

Më: 27 janar 2020 Në ora: 08:34
Kobe Bryant, Gianna

Gianna Bryant gjithmonë dëshironte të ndiqte gjurmët e babait të saj Kobe Bryant.

Dhe të gjithë e panë përkushtimin e babait për vajzën e tij.

Gianna, 13 vjeç dhe Bryant ishin mes viktimave të një përplasjeje me helikopter që mori jetën e të gjithë pasagjerëve (8) dhe pilotit të dielën në mëngjes në Calabasas.

Bryant trajnoi ekipin e klubit të vajzës së tij dhe do t’i çonte ato në ekipe të tjera profesionale të basketbollit. Gjatë ndeshjeve, ai do bisedonte me to për përformancat dhe situata të caktuara.

Bryant do t’i dërgonte video të lojërave të basketbollit të së bijës tek menaxheri i përgjithshëm i Lakers, Rob Pelinka, kumbari i Gianna.

Një video virale e vitit 2019 e Gianna tregoi atë duke përdorur lëvizje që mësoi nga babai i saj.

Bryant e përshkroi vajzën e tij si “diçka tjetër” kur është në parket.

”Ajo është “e prirur” kur luan për Geno Auriemma në Universitetin e Connecticut dhe një ditë për WNBA (ekuivalenti i NBA për meshkuj)”, tha Bryant për The Times në 2019.

Trajneri i Sparks, Derek Fisher, i cili fitoi pesë tituj me Bryant dhe Lakers, tha se ish-superylli i NBA dhe Gianna “kanë sjellje dhe personalitet të ngjashëm”.

Në mëngjesin e përplasjes, babai dhe vajza besohej se po udhëtonin drejt një loje basketbolli të Gianna-s në Akademinë Sportive Mamba në Thousand Oaks.

Gianna dhe shoqet e saj ishin planifikuar të luanin kundër Fresno Lady Heat në Akademinë Sportive Mamba të Bryant, si pjesë e turneut të Unionit Atletik të Amatorëve, sipas gazetës Fresno Bee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat