Identifikohen tetë viktimat e aksidentit fatal të Kobe Bryant, shuhet një familje e tërë

Basketboll

Identifikohen tetë viktimat e aksidentit fatal të Kobe Bryant, shuhet një familje e tërë

Më: 27 janar 2020 Në ora: 08:53
Viktimat nga aksidenti

Helikopteri me të cilin po udhëtonte basketbollisti Kobe Bryant, fluturoi në mjegull përmes Los Angeles u rrëzua të dielën duke lënë të vrarë 9 personat që ishin në bord.

Fillimisht u konfirmua për vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare Gianna, shoqes së saj, prindit të shoqes së Gianna-s dhe pilotit – derisa tani është mësuar identiteti i tetë viktimave që gjendeshin në helikopter gjatë ditës tragjike.

Kryebashkiakja e Kosta Mesa, Katrina Foley, konfirmoi se trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser, e cila është martuar me këngëtarin e Tijuana Dogs, Matt Mauser, ka ndërruar jetë.

Por edhe më tragjike mbetet shuarja e familjes Altobelli. John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County College, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa ishin në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit.

Deri më tani, identiteti i paidentifikuar është ai i pilotit.

Dëshmitari okular Scott Daehlin, tha se ata nuk dëgjua ndonjë anomali të motorit. Ai u tha policisë së gjithçka dukj se po shkonte mirë. Por sipas tij ”dukshmëria” ishte fajtori kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat