Howard plot emocione, ka një kërkesë për Lakers pas vdekjes së Bryant

Basketboll

Howard plot emocione, ka një kërkesë për Lakers pas vdekjes së Bryant

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:03
Kobe Bryant dhe Dwight Howard

Dwight Howard ka publikuar një mesazh emocionues pas vdekjes së Kobe Bryant.

Qendra e Los Angeles Lakers, Dwight Howard ka publikuar një mesazh emocionues pas vdekjes së Kobe Bryant.

Howard ishte bashkëlojtar me Bryantin tek Lakers dhe Kombëtarja amerikane në basketboll duke qenë i afërt me të.

 

“Kam humbur fjalët. Nuk e kam pritur se do të zgjohem në aeroplan dhe ta dëgjoj lajmin. Vëllezërit luftojnë, diskutojnë dhe urrehen mes vete ndonjëherë. Por, ne kurrë nuk ndalemi së dashuri njëri tjetri. Të dua, ne të duam”, shkroi Howard.

“Faleminderit që inspirove botën në shumë mënyra. Njerëz le të përkujdesemi që t’i themi njëri tjetrit çdo ditë se e duam njëri tjetrin. Ne kurrë nuk e dimë se çka mund të ndodh në jetë. Do të më mungojë shumë Kobe dhe Gigi duke u ulur afër parketit duke na shikuar gjatë sezonit. Pushoni në paqe, Kobe dhe Gigi. Ky sezon duhet t’i dedikohet Kobet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat