Kobe Bryant një muaj më parë u kishte ndihmuar disa personave që kishin pësuar aksident – i gjithë momenti ishte filmuar

Basketboll

Kobe Bryant një muaj më parë u kishte ndihmuar disa personave që kishin pësuar aksident – i gjithë momenti ishte filmuar

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:07
Kobe Bryant

Kobe Bryant nuk ishte vetëm njëri ndër basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por ai ishte fillimisht edhe një njeri me zemër të madhe.

Para një muaji, në Newport Beach kishte ndodhur një aksident i madh, derisa legjenda e basketbollit ishte dëshmitar.

Kobe qëndroi aty dhe u ndihmoi të aksidentuarëve derisa kishte arritur ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes.

Ai moment ishte filmuar nga disa persona, që kishin filluar t’i publikonin në rrjetet sociale.

Kush do ta kishte menduar se Kobe do të pësonte pak ditë më vonë një aksident të tmerrshëm me aeroplanin e tij privat, që e la të vdekur së bashku me vajzën e tij 13-vjeçar.

Bota e sportit u befasua mbrëmë me lajmin se Kobe ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare në atë aksident të tmerrshëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat