Vdekja e Kobe Bryant: Shtyhet derbi i Los Angeles

Basketboll

Vdekja e Kobe Bryant: Shtyhet derbi i Los Angeles

Më: 28 janar 2020 Në ora: 06:43
Foto

NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm, pas vdekjes së Kobe Bryant.

Legjenda e qytetit të Los Angeles, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë mbrëmë, pas një aksidenti me helikopter.

Pas kësaj ngjarje tragjike, që ka prekur gjithë botën, e sidomos qytetarët e LA, për të cilët Kobe ishte më shumë sesa basketbollist, NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Derbi mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers që parashihej të luhej nesër, do të shtyhet..

Këtë lajm e ka bërë të ditur Adrian Wojnarowski, duke iu referuar NBA, e më vonë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat