Kosova 3x3 edhe këtë vit garon në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Basketboll

Kosova 3x3 edhe këtë vit garon në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që të mbështesë Përfaqësuesen e Kosovës 3x3, në garat ndërkombëtare që do të ketë në vitin 2020.

Kosova 3x3 vitin e kaluar kishte debutuar në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku ishte në grup me Slloveninë dhe Andorrën (1 humbje dhe 1 fitore). 

Pas debutimit historik, Përfaqësuesja e Kosovës 3x3 do të jetë pjesëmarrëse edhe në kualifikimet e FIBA Europe Cup për vitin 2020. 

Këto kualifikime do të mbahen në Konstanca të Rumanisë. Garat kualifikuese do të zhvillohen më 23-24 maj në Rumani. 

Përveç Kosovës në këto kualifikime janë edhe Rumania, Bjellorusia, Zvicra, Republika e Çekisë, Sllovakia, Suedia, Austria, Greqia, Andorra, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia Veriore dhe San Marino. Grupet do të përbëhen me tri ose katër skuadra.

Fituesi i grupit do të kualifikohet në gjysmëfinale e më pas finalja. 

Fituesi do të kualifikohet në FIBA 3x3 Europe Cup, ku garat do të zhvillohen më 25-27 qershor në Antwerpen të Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat