Kjo kompani merr këtë vendim për Bryantin

Basketboll

Kjo kompani merr këtë vendim për Bryantin

Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:05
Kjo kompani merr këtë vendim për Bryantin

Vdekja e Kobe Bryant ka ushtruar ndikim të madh në çdo nivel sporti, aq shumë saqë Nike, kompania e veshmbathjeve e cila e ka sponsorizuar legjendën amerikane pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij, ka vendosur t’i tërheqë të gjitha produktet e tij nga dyqanet e veta.

Kompania amerikane e ka bërë këtë me qëllim që ta shmangë përfitimin nga kërkesat tejet të mëdha që janë bërë nga njerëz që duan ta nderojnë kujtimin për Bryant duke i blerë produktet e tij.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin drejt një ndeshjeje basketbolli në Los Anxhelos.

41-vjeçari, i cili i kaloi 20 vjet me ekipin e basketbollit në NBA Los Angles Lakers, humbi jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonte shpërtheu në flakë pas rrëzimit në një kodër në Calabasas.

Nike ka thënë në një komunikatë për media: “Ai ka qenë njëri prej atletëve më të mirë të gjeneratës së vet dhe ndikimi që ai e ka pasur në botën e sporteve dhe në bashkësinë e basketbollit është i pashoq”.

“Ai ishte anëtar i dashur i familjes Nike, prandaj do të na mungojë shumë. Përgjithmonë Mamba!”, thuhet tutje në komunikatë.

Më pas, kjo kompani njoftoi për ndaljen e shitjes së produkteve të Bryant.

“Të gjitha produktet e Kobe janë tërhequr dhe të gjithë atyre që kanë porositur online u janë kthyer paratë. Ne nuk do të shesim asnjë produkt të Kobe deri në njoftimin e radhës”.

Kjo vjen në një kohë kur shitja e produkteve të Bryant në tregjet jozyrtare është rritur për rreth 300 për qind që prej njoftimit për vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat